May 19, 2024
Maqedoni

Komuna e Haraçinës: Merr fund problemi me ndëprerjen e ujit të pijshëm

Problemi i disa dekadave me ujin e pijshëm në Haraçinë, tanimë ka marrë fund. Nga komuna e bëjnë të ditur se banorët e Haraçinës tani kanë uji pandërprerje fal angazhimit maksimal të kryetares Milikije Halimi.

“E kemi lëshua në përdorim ujësjellësin në Haraçinë. Nuk do të ketë më ndërprerje, siç kishte më herët. Kryetarja Halimi ka insistuar me ngulmë që ky projekt të jetësohet sa më shpejt dhe falë angazhimit saj problemi i disa dekadave me ujin e pijshëm ka marrë fund”, thonë nga Komuna e Haraçinës.