May 21, 2024
Maqedoni

Ilire Dauti: Feta Alimi u rikthye stoik në liri ashtu siç ishte më 27 prill

Feta Alimi sot u rikthye në liri, në lirinë që e meritonte, por për 6 vite ju mohua padrejtësisht. Ai edhe sot ishte stohik e i fuqishëm, ashtu siç ishte më 27 prill kur rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar atë të liderit tonë, Ziadin Selës, ashtu siç qëndronte edhe kur u arrestua, edhe kur gjykohej edhe kur tentuan, por nuk arritën ta thyejnë e demoralizojnë.
Liria erdhi, por jo edhe drejtësia për të cilën do të luftojmë, si për Feta Alimin ashtu dhe për çdo shqiptar që padrejtësisht mbahen në burgje. (Ilire Dauti)