May 19, 2024
Maqedoni

Sela: Të njëjtën ditë që Serbia votoi kundër Ukrainës në OKB, Kovaçevski e Osmani pranuan ministrin serb në Shkup!

Përveç Bjellorusisë, Serbia ishte vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës, shkruan kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të çoroditur, Kryeministri Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur.

Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ktyetari i ASH-së.

Kjo nuk guxon të ndodhë, thekson Sela.
“Andaj, i bëj thirrje qeverisë që menjëherë të tërhiqet nga iniciativa Ballkani i Hapur për sa kohë Serbia nuk distancohet nga Putini dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës”, kërkon kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.