Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
“Më 01.11.2026, rreth orës 08:47, kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore, i vitit të lindjes 1999, dhe një foshnjë”, ka deklaruar Hashani.
Sipas tij, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Hashani ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

