Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka besuar këshillimin për çështjet e medias Vlerë Gjakovës, e cila e ka marrë zyrtarisht këtë detyrë para dy javësh. Kështu raporton Top Channel, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Gjakova ka lindur në Maqedoninë e Veriut dhe për një periudhë të gjatë ka jetuar e vepruar në Kosovë. Në vitin 2018 iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2019 ishte kandidate për deputete nga kjo parti.

Top Channel raporton se shefja e kabinetit të kryeministrit, Vilma Guri, u ka dërguar një e-mail sekretarëve të përgjithshëm të ministrive, duke kërkuar që këshilltarët e medias të zhvillojnë takime me Gjakovën dhe t’i prezantojnë strategjitë e tyre të komunikimit.

Sipas profilit të saj në LinkedIn, Gjakova ka 18 vjet përvojë në strategjinë e medias dhe marrëdhëniet me publikun. Në të kaluarën ka punuar si zëdhënëse dhe përfaqësuese për marrëdhënie me publikun në EVN Maqedoni, si dhe ka bashkëpunuar me Komunën e Çairit, BIRN dhe organizata e kompani të tjera në rajon.

" "
sqShqip