April 27, 2024
Maqedoni

Nikollovski: Në janar mund të marim datë për skijim e jo për negociata

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski si mysafir në ClickPlus në TV21 ka ironizuar me paralajmerimin e zevendes kryeministrit Nikolla Dimitrov se Maqedonia në janar mund të marë datë për fillim të negociatave.
“E gjithë BE-ja në janar është në pushime, kështu që në janar mund të marim vetëm datë për skijim”, ka ironizuar Nikollovski.
Ai ka folur për gjendjen politike, dështimin për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2” dhe hamendësimin e deputetit Kastriot Rexhepi.

Nikollovski në studio ka publikuar lista dhe thotë se Rexhepi ka nënshkruar në katër lista dhe se ka folur kundër Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev.