May 10, 2024
Maqedoni

Nga 416.614 persona që kanë marrë vaksinën, vetëm 167 janë infektuar me KOVID-19

Nga 416.614 persona të cilët janë vaksinuar me dy doza kundër KOVID-19, përfshirë edhe ditën e djeshme, gjithsej 167 persona janë infektuar 14 ditë pas pranimit të dozës së dytë. 11 prej tyre janë hospitalizuar, kanë informuar nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell SHENJA.

Sipas Ministrisë, kjo është tregues se numri i të infektuarve nga personat e vaksinuar është shumë i vogël dhe konfirmim se vaksina është funksionale dhe paraqet mënyrën e vetme të ndryshohet fotografia për pandeminë.