May 2, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Taravari përkrah deklaratat e ambasadores Ageler një luftë të vërtetë kundër korrupsionit

Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra në javët e fundit nga Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, për të nisur një luftë të vërtetë kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, shkruan u.d. kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
“Korrupsioni ka shkatërruar besimin e publikut tek institucionet, ka fragjilizuar shtetin dhe ka minuar përpjekjet tona zhvillimore.
Inkurajoj Qeverinë e SHBA-ve dhe partnerët evropianë që të përdorin të gjithë spektrin e instrumenteve financiare, teknike dhe politike në dispozicion për të mbështetur Maqedoninë e Veriut drejt këtij qëllimi, pasi që tanimë është e qartë se institucionet tona kanë dështuar”, thekson Taravari.
Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që nga opozita të ofrojë tërë kapacitetet e saj organizative dhe intelektuale për të mbështetur përpjekjet e tilla reformuese dhe për të fituar luftën me murtajën e korrupsionit.