May 5, 2024
Sport

Nesër luhen ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut

E mërkura në program do të sjell ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll. Kjo fazë do të sjell përballje ndërmjet dy ekipeve shqiptare Voska Sport – Struga Trim Lum. Shkupi do të luaj me Ohrin, Shkëndija do të jetë mysafire e Rabotniçkit në kryeqytet, përderisa Gostivari do të përballet me Brera Strumicën. Bashkimi i Kumanovës në 1/8 e finales së Kupës ka detyrë të vështirë, pasi përballet me Sileksin e Kratovës. Në ndeshjet tjera takohen, Bregallnica – Jang Tim, Vardari – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Pelisteri – Tikveshi. Të gjitha takimet luhen nesër, duke nisur nga ora 14:00. Kualifikuesi për në raundin e radhës të Kupës vendoset me një ndeshje, ndërsa në rast barazimi, fituesi vendoset përmes penalltive.