April 26, 2024
Sport

Rudina nga Shkupi niset për në Finlandë në Kampionatin Evropian

Rudina Aliu nga Shkupi është nisur për në Finlandë, ku do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të karatesë.
“Sot Rudina u nis per ne Finlandë ne kampionatin evropian ne karate,rrugë te mbarë dhe suksese bija ime”, ka shkruar babai i saj Orhan Aliu duke e përcjellë vajzën rrugës për në kamiponat.
Rudina në qetshor fitoi medaljen e artë në kampionatin shteteror të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2020 ajo fitoi titullin e kampionit ballkanik.