May 17, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Shtekli dhe shoqëruesi i tij u plagosën në East Gate – Policia publikoi fotografinë e sulmuesit

Shtekli dhe shoqëruesi i tij u plagosën në East Gate – Policia publikoi fotografinë e sulmuesit

Dy të plagosur në sulmin e armatosur në Qendrës Tregtare East Gate Mall në Shkup. Nga kamerat e sigurisë të cilat u publikuan në rrjetet sociale vërehet që cak i sulmit ka qenë Rade Trajkovski i njohur me nofkën Shtekli, shkruan Alsat.

Sipas dëshmitarëve me të cilët ka biseduar Alsat, incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. Nga kamerat vërehet se një person i veshur me triko të bardhë, pantallona të zeza dhe kapelë të zezë ka shtënë në drejtim të Trajkovskit dhe shoqëruesit të tij 6-7 plumba.

Shumica prej tyre kanë përfunduar në trupin e shoqëruesit të Shteklit, i cili me lëndime të rënda trupore nga ana e Trajkovskit është dërguar në urgjencë. Policia dyshon se Shtekli ka qenë nën vëzhgim nga palestra dhe është pritur në dalje derisa po shkonte drejt parkingut të qendrës tregtare palestra.

Shoqëruesi i Trajkovskit i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Informacionet i konfirmuan nga Klinika e kirurgjisë pranë Spitalit të Qytetit në Shkup,

“Njëri nga pacientët është dërgua menjëherë në sallën e operacionit për shkak të plagëve të rënda. Është në gjendje të rëndë dhe po i bëhet një operacion për shkak të lëndimeve në stomak dhe pjesën e kraharorit. Tjetri është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale”, thonw nga Klinika e Kirurgjisë, Spitali Shën Klimenti i Ohrit, Shkup.

Në vendin e ngjarjes akoma kanë mbetur gëzhojat. Policia e ka publikuar foton e autorit të sulmit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Një sulm i armatosur ndaj Trajkovskit ndodhi edhe në gusht të këtij viti, gjegjësisht më 25 gusht kur në drejtim të tij u gjuajt me kallashnikov por i njëjti kishte shpëtuar falë automjetit të blinduar. Motivet e sulmit të njëpasnjëshëm ndaj tij akoma nuk janë zbardhur.