May 8, 2024
BallinaMaqedoni

Në Toksikologji ka plasur një tub ngrohjeje, Demiri: Dëmi është riparuar mbrëmë

Mbrëmë në Klinikën e Toksikologjisë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ka ndodhur një defekt me sistemin e ngrohjes, pasi ka plasur një gyp i ngrohjes dhe janë përmbytur dhomat në katin e tretë të klinikës. Drejtori mjekësor i klinikës, Daniel Petrovski, tha se dëmi do të përcaktohet më tej.
“Ekipi kujdestar thirri menjëherë shërbimin teknik për mirëmbajtjen e ngrohjes, por nuk arritën të preknin daljen e ujit në 40 minutat e ardhshme. Në të njëjtën kohë është thirrur edhe një person nga klinika, i cili ka ndihmuar në ndalimin e ujit nga valvulet kryesore.”
Para disa ditëve të punësuarit në Klinikën e Toksikologjisë  alarmuan se objekti nuk është i siguruar dhe është në rrezik aparatura e shtrenjtë mjekësore. Ministri Demiri ndërkohë thotë se nëse është ashtu nuk është e ligjshme dhe drejtuesit e institucionit duhet të ndërmarrin masa. Ai paralajmëroi inspektim.
“Në qendrën klinike ka shërbime të përbashkëta, të cilët e kanë obligim primar që të kujdesen për qendrën klinike dhe të gjitha dëmet që mund të ndodhin. Nëse e keni fjalën për gypin e ngrohjes, ai është riparuar qysh mbrëmë nga ana e shërbimeve të përbashkëta.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.
Ministri Demiri po ashtu potencoi se është bërë padrejtësi se menaxhmenti i Klinikës së Toksikologjisë nuk ka dhënë pëlqimin për punësimin e 18 personave, që nuk kanë marrë asnjë kompensim për 4 muaj. Mbikëqyrja inspektuese ka obliguar menaxhmentin që brenda 5 ditëve të gjejë zgjidhje për këta punonjës./TVM2