May 29, 2024
Maqedoni

Në ora 2 pas mesnatës humbi kontrollin, sulmoi familjarët – tetovari denoncon birin në polici

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur pas mesnatës në Tearcë të Tetovës.

Babai ka denoncuar në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë birin e tij, pasi sipas tij, rreth orës 02:00 biri në shtëpi është sjellë në mënyrë agresive, ka kërcënuar anëtarët e familjes dhe ka dëmtuar pajisje në shtëpi, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Pas dokumentimit të rastit do të shqiptohet kallëzim përkatës.