May 5, 2024
Maqedoni

Blegtorët nga Dibra shesin bagëtinë dhe po ikin në Evropë dhe SHBA

Skender Ame, kryetar i shoqatës së blegtorëve që ruajnë dhen “Dashi”, thotë se nëse deri para tre viteve në Diber e rrethinë kishte më shumë se 40 mijë dele, aktualisht numri i tyre është 10 mijë më pak, respektivisht 30 mijë.

– Arsyet për këtë rënie qëndrojnë në radhë të parë në faktin se të rinjtë u larguan në vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA. Në tre vitet e fundit, dhjetë fermerë, të cilët kishin tufa të mëdha, i shitën ato dhe kjo tendencë vazhdon. Ndikon edhe fakti që nuk ka subvencione për qengjat. Gjithashtu, po përballemi edhe me problemin e mungesës së barinjve. I siguronim nga Shqipëria fqinje, por edhe të rinjtë atje u nisën për në Perëndim, shton Ame.

Teksti i plotë në gjuhën maqedonase: https://www.vecer.press/сточарите-ги-продат-стадата-и-се-се/