May 22, 2024
Maqedoni

Policia speciale hyn në Shipkovicë, ja çfarë armë u konfiskuan (Foto)

Policia antikrim e Tetovës sot ka kryer një aksion në rrugën “Pollog” në fshatin Shipkovicë, me çrast është arrestuar U.M.(34) nga ky fshat, njoftoi MPB.

“Gjatë kontrollit të veturës “Opel Astra” me targa tetovare, të cilën ai e drejtonte, eshtë gjetur një pushkë automatike dhe 50 fishekë “Luger” të kalibrit 9 mm. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Tetovës, në shtëpinë e tij janë gjetur 237 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e madhe municione të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë “Glock 17” dhe karikator me fishekë 9mm, pistoletë gazi, një pushkë gjysmë automatike Khan Arms me 5 fishekë”, njoftoi policia e Tetovës.

SPB Tetovë gjatë ditës së nesërme do të paraqesë kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal në Prokurorinë publike themelore në Tetovë./Lideri.mk