May 19, 2024
Maqedoni

Zjarr në një objekt në Manastir, një person ndërroi jetë

Një person ka vdekur pasi zjarri ka kapluar hapësirat ndihmëse në fshatin Dobrushevë të Manastirit.

“Gjatë mbrëmjes në hapësirat ndihmëse ka shpërthyer zjarr në të cilin ka vdekur gjyshi A.M.(94). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Trupi i 94-vjeçari është dërguar për obduksion.