May 16, 2024
Maqedoni

Në Dibër sot votojnë personat e sëmurë dhe të pamundurit

Para votimit të nesërm për kryetar të Dibrës, sot të drejtën e votës duhet të realizojnë 70 persona të sëmurë dhe të pamundur.

“Për momentin kryejmë shpërndarjen e materialit zgjedhor për të gjitha vendvotimet, ndërsa materiali duhet ta marrë edhe këshilli zgjedhor i cili do ta zbatojë votimin në kushte shtëpiake të personave të sëmurë dhe të pamundur. Votimi i këtyre personave planifikojmë të fillojë në mesditë”, deklaroi Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Të drejtën e tyre të votimit, shton, sot duhet ta realizojnë 70 persona apo 50 më shumë nga raundi i parë zgjedhor, të cilët votuan 20 persona të sëmurë dhe të pamundur.

As në raundin e parë, zgjedhor, as në të dytin, deri te Komisioni nuk është raportuar asnjë i infektuar me Kovid-19 apo në izolim.

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë janë regjistruar 19.211 persona, ndërsa nesër do të votohet në 27 vendvotime. Në raundin e parë të drejtën e votës e kanë realizuar rreth 42 për qind e personave të regjistruar.