May 18, 2024
Maqedoni

Shkup, nëpunësja e Postës ka fituar tender me vlerë 7 milionë euro

Nga një kompani që merret me tregtinë e mallrave për zyrë, riregjistrohet në një kompani për tregti me shumicë të produkteve kimike. Më 3 gusht, tetë muaj pasi kishin paraparë blerjen, tre drejtorë nga KXE Manastiri përgatisin një dokument me dy faqe të quajtur “Analiza Tekno-Ekonomike” dhe vlerësojnë se blerja do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro.

“Për shkak të formimit të shtresimeve (skorje/zgjyrë) ka dëmtime të tubacioneve, pra nevojitet spërkatja e tyre e me këtë edhe ndalim i punës së bllokut. Në këto raste gjatë rehabilitimit të gypave nuk kemi prodhim të energjisë elektrike dhe në të njëjtën kohë shpenzohen mjete për rehabilitimin e tyre. Zakonisht një ndalesë e tillë është mesatarisht rreth 72 orë, gjatë të cilave nuk prodhohet energji elektrike”, shkruhet në dokumentin që Sh.A. ESM-ja ka dorëzuar në IRL.

Sipas Ligjit për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, IRL-ja nga Sh.A. ESM-ja e ka kërkuar të gjithë dosjen e tenderit për prokurimin e aditivit. Shpallja është publikuar më 17 gusht 2023 dhe ajo që bie në sy është se ESM-ja nuk i ka vendosur kushtet e zakonshme për pjesëmarrjen e kompanive që përdor në procedurat e tenderit ku vlera e blerjes është disa milionë euro, sipas të cilave ofertuesit duhet të dëshmojnë se në vitet e kaluara kanë pasur të ardhura minimale vjetore që nuk janë më të ulëta se vlera e paraparë e tenderit.

Sipas dokumenteve nga Regjistri Qendror, në vitet e para të funksionimit kompania ka të ardhura modeste. Biznesi fillon të rritet në vitin 2022 kur të ardhurat vjetore janë tetëfishuar, në 343 mijë euro dhe një fitim prej afërsisht 100 mijë euro – e gjithë kjo pa asnjë punonjës.Top24