May 5, 2024
Maqedoni

Nënkryetari i Kuvendit, Hysni Ismaili, takon drejtorin e Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës

Nënkryetari i Kuvendit dhe i partisë në pushtet AlternAtivA, Hysni Ismaili, takoi sot drejtorin e Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës, Naser Currin.

Në takim u diskutua me projektet e realizuara me shumë sukses nga drejtori Curri, si dhe për promovimin e institucionit gjatë mandatit të tij.

Drejtori Curri e njoftoi nënkryetarin dhe deputetin e Alternativës edhe për planet, idetë dhe projektet për vitin e ardhshëm 2023.

AlternAtivA do të vazhdojë të kujdeset për figurën e Nënë Terezës dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.