NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup njofton se nga sot hyn në fuqi orari dimëror i punës për parkingjet zonale, përcjell TV21. Në zonat A, B dhe C, orari nga e hëna në të premte do të jetë 07:00–21:00, ndërsa të shtunën 07:00–14:00.
Në zonën D, orari mbetet i pandryshuar, nga e hëna deri të shtunën, 07:00–23:00. Nga ndërmarrja u bëjnë thirrje qytetarëve që të kryejnë pagesën e parkimit në kohë, në përputhje me orarin e ri.

