April 27, 2024
Shqipëri

Ndërtimet “tkurren” pas 5 vitesh! Agjentët imobiliarë paralajmërojnë rritje të çmimeve të apartamenteve: Kërkesa për akomodim mbetet e lartë

“Për 7 vite janë ndërtuar diku tek 45 – 50 mijë apartamente në tiranë, që janë një shumë e përballueshme nga tregu madje mund të ketë nevojë edhe për shumë. Ne shohim që ka akoma një kërkesë të lartë për akomodim në tiranë dhe si e tillë nuk do të ketë një rritje të metrave katrorë për ndërtim në vitet në vijim, mund të ketë një rritje çmimesh”, shtoi më tej Altin Brahaj-agjent imobiliar.

Në anketën e besimit konsumator zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, në janar sektori i ndërtimit vlerësonte në rënie aktivitetin aktual ndërtues dhe nivelin e porosive. Ndërkohë, edhe çmimet dhe punësimi sipas anketës priten me rënie.