Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka njoftuar se ka ndërruar jetë nxënësi Omer Purova.

Njoftimi i shkollës:

Me pikëllim në zemër po e bëjmë këtë postim për lajmin e hidhur të vdekjes së papritur tragjike të nxënësit tonë, Omer Purova, i cili nga një moment tragjik ndërroi jetë natën e datës 27.08.2026.

Omeri në qershor të këtij viti mbaroi klasën e IX-të. Ai kishte ëndrra, aspirata për jetën e tij si çdo fëmijë. Pas përfundimit të shkollimit fillor ai do të vazhdonte në shkollën e mesme. Mirëpo, fatkeqësisht, ëndrrat e tij u shuan dhe mbetën në gjysmë pas këtij momenti tragjik që e pësoi ai!

" "

Ju shprehim ngushëllime familjes së tij, bashkëmoshatarëve të tij, si dhe shpresojmë që raste të tilla të mos ndodhin më dhe prindërit të kenë më shumë kontroll te fëmijët e tyre, në mënyrë që të mos qëndrojnë në orët e vona… dhe këto raste të mos përsëriten kurrë!

Nga nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtoria e shkollës
Psikologeja, Rrita Çollaku

sqShqip