29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, ushtarit të parë të rënë me uniformën e UÇK-së
Sot bëhen 29 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, gjeneral Adrian Krasniqi, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Adrian Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe pjesë e njërës prej celulave të para të UÇK-së, me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv

sqShqip