April 26, 2024
Kosovë

Ndërroi jetë veprimtari dhe avokati Adem Hasanaj

Ka ndërruar jetë veprimtari e avokati i njohur kosovar, Adem Rrustem Hasanaj.

I ndjeri ishte i lindur më 01.02.1962 në fshatin Kllodernicë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundojë në Mitrovicë, fakultetin juridik në Prishtinë, derisa studimet post diplomike në Zagreb!

Adem Hasanaj ishte kryetar i Rinisë në Mitrovicë, derisa ishte drejtor juridik në Kosovatrans dhe avokat e afarist në Kosovë e Shqipëri.

Ai ishte anëtar i shumë forumeve ndërkombëtare, konferencave e seminareve për çështjen shqiptare dhe luftën e Kosovës! Po ashtu, Hasanaj ishte përkrahës dhe sponsorizues i takimeve për lirinë e Kosovës në Tirane, Shkup dhe Stamboll!

Hasanaj ishte autor i librit “Kosova nyje e rendit të ri botëror” e botuar në Tiranë!

Iniciator për themelimin e Universitetit në gjuhen shqipe në Stamboll, që mbetet peng nga bashkëpunëtorët e tij në këtë projekt!

Hasanaj ishte pjesë e delegacionit për përkrahje të luftës së Kosovës politikisht dhe ushtarakisht nga Izraeli!

I ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë në inaugurimin e presidentit Xhorxh Bush!

Ka qenë donator për shumë skamnorë, refugjatë të luftës në qytetin e Kavajës dhe shumë të tjerëve me nevoja shëndetësore!

Hasanaj ishte laureat i shumë mirënjohjeve për veprimtari profesionale dhe kombëtare!

Varrimi i të ndjerit bëhet në fshatin Kllodernicë në komunën e Skenderajt, më datën 26.06.2021, ditë e shtunë, në kohën e drekës, ora 13:00!