April 27, 2024

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u pajisur me autoblinda të tipit Armored Security Vehicle (ASV), prodhim amerikan. Siç merr vesh KALLXO.com, FSK do të pajiset me rreth 50 autoblinda të tilla. Disa prej këtyre autoblindave tashmë kanë ardhur në Kosovë e të tjerat vijnë në ditët në vijim.Burime të KALLXO.com thonë se prezantimi i autoblindave ushtarake do të bëhet nga presidentja e Kosovës, si kryekomandante e Ushtrisë, Vjosa Osmani, dhe nga kryeministri Albin Kurti. Ceremonia pritet të zhvillohet në fund të muajit. Sipas web-faqes military.com, këto autoblinda ushtarake janë të pajisura me granatahedhës Mk19, mitraloz M2 dhe mitraloz M240. Autoblindat kanë një siguri të lartë për ekuipazhin.

Autoblinda ASV, Foto: Military.com
Ndërkohë, sot gjatë ditës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paralajmëroi ardhjen e disa autoblindave të tjerë të tipit “Vuran”.