May 16, 2024
Lajmet e reja

Ndërroi jetë aktori Rasim Thaçi-Cima

Lajmi e kanë bërë të ditur nga Klinika e Mjekimit Intensiv për Gazetën Express.

Ai ka disa ditë që ishte duke u trajtuar nga COVID-19 dhe ishte i shtrirë në Mjekimin Intensiv.

Madje familjarët, rreth 10 ditë më parë kanë kërkuar gjak për të, për të cilin edhe ishte siguruar.

Rasim Thaçi i njohur për publikun si Cima do të mbetet përherë në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike.