May 28, 2024
Lajmet e reja

Gashi komenton takimin Zaev-Mickovski, propozon takim të partive shqiptare

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar pasi u caktua takimi mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit.

Ka pyetur, se prej kur Zaevi bën takime një etnie për çështje me interes shtetëror.

“Zoran Zaev, prej kur ke filluar me takime njëetnike për çështje shtetërore? Çka do thoshe po t’ia fusnim edhe ne një takim shqiptarësh?! Ku na shpie kjo? A hoqe dorë më prej thirrjes për “një shoqëri” apo atij slogani i ka munguar një fjalë – “një shoqëri maqedonase”?, reagoi Gashi, transmeton TV21.