May 16, 2024
Lajmet e reja

16 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova

Sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Funerali i Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare.

Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar. U njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës, njofton Klan Kosova.

A vdiq Rugova si Ibrahim apo si Pjetër?

Për Pjetër Bogdanin fliste shumë më endje në paraqitjet si studiuese jashtë petkut politik

Pas vdekjes së tij dikush pohoi se Rugova kishte pranuar të pagëzohej me emrin e priftit shqiptar.

Ishte Edi Rama ai i cili e bëri publik këtë detaj në një mesazh të tij përkujtimi në Facebook, njofton Klankosova.tv. Klan Kosova risjell kronikën e realizuar në vitin 2016 e cila ju tregon detaje të tjera.

Ndryshe, sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e presidentin Ibrahim Rugova.

Rrëfimi ekskluziv i truprojës së Presidentit Rugova (VIDEO)

Elez Nikqi është njeriu që i kishte qëndruar afër Peridentit, Ibrahim Rugova, sa herë që ai dilte në publik.

Ibrahim Rugova nuk lëvizi asnjëherë pa e pasur afër këtë njeri.

Elez Nikqi, ishte personi që e fitoi besimin e ish-presidentit të ndjerë, duke u bërë pjesë e stafit të sigurimit të tij që nga viti 1994, e prej vitit 2000 si shef i truprojave.

Punën afër presidentit Rugova, për herë të parë Nikqi e rrëfeu për Klan Kosova.

Kronikë e realizuar pesë vjet më parë nga Enis Reçica.