May 19, 2024
Maqedoni

PLD: Do të shohim a është e pranueshme marrëveshja me Alternativën

Partia Liberal Demokratike, e cila së bashku me DOM-in është në koalicion qeveritar me LSDM-në dhe BDI-në, pret që kryeministri Zoran Zaev t’i informojë për marrëveshjen me Alternativën në mënyrë që ata të vendosin nëse kjo marrëveshje është e pranueshme për ta apo jo.
– Nuk ka qenë nevoja që të bëhen këto teatro për një muaj dhe të fokusohet publiku sepse vendi ka një sfidë të fortë në dhjetor dhe ky është fillimi i negociatave dhe e gjithë energjia e aktorëve politikë duhet të drejtohet për zgjidhjen e këtij problemi që do nënkuptojnë një standard më të mirë të jetës së qytetarëve në vend që të merren me pozita personale dhe vendime të personelit për të cilat padyshim është rënë dakord. Presim që kryeministri Zaev dhe opinioni dhe ne si parti të koalicionit të na informojnë, të dimë se në çfarë qeverisje të re po hyjmë, a është e pranueshme për PDSH-në apo jo. Natyrisht, ky është vendimi ynë i përbashkët me DOM-in, tha kryetari i LDP-së, Goran Milevski.
LDP së bashku me DOM-in kanë tre deputetë dhe një post ministror në qeveri.