May 24, 2024
BallinaMaqedoni

Vuçiq ankohet në OKB: Punët e Maqedonisë së Veriut s’i pengon Serbia, por Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se serbët foli për “keqtrajtime të serbëve në Kosovë”.

Vuçiq tha se kryeministri Albin Kurti ka “aspirata hegjemoniste drejt Shqipërisë së Madhe”.

Ai përmendi se Kurti s’po merr pjesë në këtë takim sepse “është i ngarkuar duke vënë në pah stabilitetin regjional duke udhëhequr fushatat e tij në Maqedoninë e Veriut”.

“Dua t’u tregojë banorëve në Maqedoninë e Veriut se pengimi në çështjet e tyre nuk është Serbia, por është Albin Kurti”, tha Vuçiq.

Vuçiq përsëriti disa herë gjatë fjalimit të tij se “në vend që të dënohet, regjimi i Kurtit në Prishtinë po shpërblehet”.