Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se në afërsi të fshatit Ramanli zyrtarët policorë kanë ndaluar 26 vjeçarin J.S. nga fshati Goshincë, Komuna e Likovës.
“Një sasi e madhe dru për ngrohje është gjetur në kamion “Iveko” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte J.S., i cili nuk dispononte dokumentacion përkatës. Nga kontrollimi i dokumenteve të bashkangjitura është konstatuar se numri në lejen e komunikacionit nuk përputhej me numrin e automjetit, për këtë arsye ekziston dyshimi se personi në fjalë ka përdorur dokument të falsifikuar. J.S. është ndaluar në stacionin policorë, ndërsa drunjtë i janë dorëzuar Policisë Pyjore-Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër J.S. do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga MPB-ja.