May 20, 2024
BallinaMaqedoni

Ndryshon numri i deputetëve tek disa parti, ja rezultatet e fundit nga KSHZ!

Kanë ndryshuar sot disa shifra të deputetëve që kanë fituar partitë politike.

Tek partitë shqiptare raporti mbetet i njëjtë, shkruan Lideri.mk.

VMRO DPMNE ka rënë për një deputet, nga 59 në 58. ZNAM e Maksim Dimitrievskit është barazuar me mandate me Levicën e Apasievit dhe dy partitë kanë nga 6 deputetë, deri sa mbrëmë Levica kishte një deputet më tepër. LSDM ka rënë sërish në 18 mandate.

Kanë mbtur pa u numëruar edhe 14 kuti dhe duke pasur parasysh se disa mandate janë në pikëpyetje për 100 e më pak vota, nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe ndonjë ndryshim./Lideri

Rezultatet e fundit nga KSHZ në këtë LINK: https://rezultati.sec.mk/mk/parl/r