Të paktën 2 000 fëmijë në Gaza kanë humbur jetën që nga nisja e luftës me Izraelin.
Izraeli ka intensifikuar fushatën e bombardimeve në brezin e rrethuar, ndërsa ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi të hënën se vendi po përgatitet për një “operacion shumëpalësh” mbi grupin militant Hamas që kontrollon Gazën nga “ajri, toka dhe deti”.

Udhëheqja izraelite është zotuar të zhdukë Hamasin në përgjigje të sulmeve terroriste vdekjeprurëse të 7 tetorit kur edhe u morën peng qindra qytetarë.