Shktuan: Hasim Murtezani

Dje në Radushë u organizua koncert nga krerët e BDI-së.

Si banor i Komunës së Sarajit, ndalem dhe pyes:

Mirë, por çfarë ka ndryshuar realisht në Radushë pas 25 vitesh nga përfundimi i luftës?

" "

Përveç shtëpive të mbyllura, papunësisë, largimit të vazhdueshëm të banorëve dhe ikjes së të rinjve në gurbet, çfarë është bërë per 25 vite?

Pa ujë të mjaftueshëm, pa infrastrukturë me rrugë të lëna pas dore, pa investime dhe me fabrika të mbyllura.

25 vite pas luftës dhe Radusha ende vazhdon të zbrazet!

Ata që e harruan Radushën për 25 vite, që nuk sollën asnjë investim dhe nuk krijuan kushte për të rinjtë, sot kthehen për të festuar me koncerte, këngë e valle.

Sikur në Radushë gjithçka lulëzon.

Sikur askush nuk po largohet.

Sikur shtëpitë nuk po mbeten të mbyllura.

Sikur papunësia dhe mungesa e investimeve nuk ekzistojnë.

Radusha nuk ka nevojë për fasadë. Radusha ka nevojë për punë, ujë, rrugë, investime dhe perspektivë për të rinjtë!

Sepse vendlindja nuk mbahet gjallë me një koncert në vit.

Vendlindja mbahet gjallë duke krijuar kushte që njerëzit të mos detyrohen të largohen prej saj.

sqShqip