April 27, 2024
Maqedoni

MPB e konfirmon aksionin policor në Strugë, ka të arrestuar

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Strugë. Sipas informacioneve, janë arrestuar 20 persona.

Aksioni ka filluar në mëngjes, ku forcat speciale janë duke arrestuar persona me dosje kriminale.

Ministria e Brendshme e konfirmon se një aksion policor është duke u zhvilluar, por do të njoftojë detaje pas përfundimit të tij.