May 15, 2024
Maqedoni

MPB: Alarmet e sotme për bomba në shkollat e Shkupit, të rreme!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas kontrolleve të bëra, është konstatuar se janë të rreme denoncimet e sotme për bomba në katër shkolla në territorin e Shkupit.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.