May 8, 2024
Maqedoni

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira me erë në drejtim jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri 6 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 11 deri 15 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë gati i njëjtë, me vranësira dhe i ndryshueshëm ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë celsius.

Moti gjatë ditëve të ardhshme do të jetë stabil. Të enjten në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa të premten dhe të shtunën do të ketë erë të përfocuar.