May 5, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet, Konfederata e Sindikatave shpalos kërkesat

Rritje e pagës minimale, ligj të ri për marrëdhëniet e punës, trajtim më të mirë për punëtorin, jo benefite për Odat Ekonomike, janë disa nga kërkesat të cilat Konfederata e Sindikatave do t’ia parashtrojë Qeverisë së re. Shtojnë se arsyetimet se shteti nuk ka para për punëtorët nuk mbajnë, kur nga ana tjetër miliarda po avullohen.
“Nga Qeveria e re do të kërkojnë menjëherë që të fillojë dialogu social dhe shpresojmë që në të do të ketë njerëz që dinë ta vlerësojnë punëtorin. Në 100 ditët e para do të dorëzojmë kërkesë për të miratuar ligjin për marrëdhëniet e punës dhe për të rregulluar punësimet e përkohshme dhe kontratat në vepër. Do të kërkojmë që kontratat në vepër të zgjasin maksimumi një vit dhe jo si më parë me 10 apo edhe më shumë vite.”, – deklaroi Marjan Ristoski nga Konfederata e Sindikatave.
Nga Konfederata e Sindikatave kanë kritikuar Odat Ekonomike të cilët kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme beneficione nga shteti, ndërsa kur nuk u plotësohet ndonjë kërkesë kërcënohen se do ta tërheqin kapitalin e tyre nga tregu dhe do ta dërgojnë në vend tjetër.
“Është koha të pyesim se si oligarkët përfituan aq kapital, të shpjegojnë se si e kanë përfituar, pastaj le ta dërgojnë në shtete tjera. Nga të hyrat totale që ka një kompani kudo në botë, 60 për qind shkon për punëtorët, dhe 40 për qind për shefat, vetëm këtu tek ne është e kundërta. Prandaj duhet të luftojmë që ai grumbull i parave në sektorin privat dhe në atë shtetëror një përqindje e madhe e mjeteve t’u përkasin punëtorëve.”, – theksoi Marjan Risteski nga Konfederata e Sindikatave.
Nga Konfederata e Sindikatave, me thirrje edhe deri tek partitë politike që të mos bëjnë presione mbi punëtorët që marrin pjesë nëpër tubime në fushata zgjedhore, ndërsa punëtorët i porositën që të paraqesin çdo lloj presioni apo thirrje që të marrin pjesë nëpër mbledhjet zgjedhore të partive politike./TVM2