Gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë u nënshkruan disa memorandume bashkëpunimi nga fusha e ekonomisë. Frytin e këtyre marrëveshjeve do ta ndiejnë së shpejti qytetarët e dy vendeve, kështu u shprehën në konferencën e përbashkët dy kryeministrat, Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petkov.
“U nënshkruan tre memorandume shumë të rëndësishme në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe infrastrukturës. Takimi i radhës është pas një jave dhe kjo do të jetë dinamika e punës. Grupi i historisë do të ketë tre takime në katër muajt e ardhshëm. Realisht këto memorandume kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të rajonit, të cilin zhvillim do ta ndiejnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”, deklaroi Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.
“Vërtet jam shumë i kënaqur nga takimet e sotme, ministrat punuan me grupe punë në projekte konkrete. Grupi i parë në fushën e ekonomisë, posaçërisht energjetikës, kanë bërë plan të aktiviteteve që do të realizohen në muajt e ardhshëm, kanë punuar edhe grupet e kulturës dhe arsimit, do të kemi një bashkëpunim të lartë në këto dy fusha. Edhe pjesa e euro-integrimeve, do të shfrytëzojmë përvojën bullgare. Është mirë që kemi plan për takim javor të eksperteve të sektorëve të ndryshëm. Më një bashkëpunim konkret të mund të gjitha kompanitë ti ndiejnë benefitet nga bashkëpunimi mes dy shteteve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeminsitër i RMV-së.
Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, kjo është përgjigjja e Kovaçevskit
Qytetarë me përcaktim të veçantë mund të kërkojnë që të përfshihen në Kushtetutë, por ky është një proces i cili ka më shumë hapa, kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
“Qytetarët në shtet, të cilët vet-përcaktohen në mënyrë tjetër, mund të kërkojnë që të jenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat kanë më shumë hapa dhe në të cilat janë të përfshira më shumë institucione, në rast se kjo ndodh, a normal që do të ndodh në rrugën e një shteti drejt BE-së, meqenëse atëherë hapet kushtetuta që të bëhen dhe ndryshime të tjera, asokohe do të përfshihen edhe këto çështje, kuptohet në bazë të kërkesave të qytetarëve”, tha Kovaçevski.
Petkov pret një dinamikë të re në punën e komisionit për çështje historike
Petkov pret një dinamikë të re në punën e komisionit për çështje historike
Kryeministri bullgar Kiril Petkov u shpreh i kënaqur me seancën e parë ndërqeveritare të mbajtur sot në Sofje.
Siç tha ai, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, takimi i sotëm ka rezultuar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe memorandumeve.
Petkov informoi se takimi i radhës i grupeve punuese do të mbahet brenda një jave, duke shtuar se Komisioni për Histori pritet të ketë tri takime në 4 muajt e ardhshëm.
“Në komisionin historik kemi vënë re një nivel tjetër entuziazmi dhe një regjim të ri pune, do të kemi tre takime në katër muajt e ardhshëm. Do t’i japë një ritëm tjetër punës që do të bëhet.