May 7, 2024
Kolumna

Mos prekni tek UÇK-ja, invalidët e saj dhe dëshmorët e kombit

Shkruan: Nehat Jahiu, Orizare-Likovë/Kumanovë

Ti dhe shumë të tjerë shumë lehtë e keni për të shkelur mbi gjakun e të tjerëve, por shumë lirë mund edhe të e shitni, sepse nuk është gjak i juaji apo i ndonjë anëtari të afërtë të familjes tuaj.

Mund të e shitni aq lirë për intereset tuaja,sepse nuk është gjak i yti që të shpon thell në shpirt derisa të jesh gjallë, por edhe plagët e të tjerëve që kullojnë akoma gjak në trupin e dikujt tjetër mund të i shitësh për intereset tuaja, sepse nuk janë plagë e trupit tënd. Keni kujdes ju që aq lirë dhe për interse tuaja shitët gjakun e të tjerëve.

Shitët plagët e të tjerëve që i bartin në trupin e tyre. Ju të gjithë që bërët një gjë të tillë më herët dhe që bëni sot mos harroni se do të jepni një ditë llogari në këtë botë dhe në botën tjetër.

Gjaku i huaj shumë lirë shitet, por provojeni dhe shitne gjakun tuaj dhe atëherë do e kuptoni se a shitet gjaku dhe ate a shitët aq lirë siç e keni shitur më herët dhe po e shitni edhe sot ju disa maskarenj për intreset tuaja personale.

Mos prekni tek emri UÇK! Mos prekni tek bijat dhe bijtë e saj! Mos prekni tek invalidët e luftës dhe Dëshmorët e Kombit! Mos prekni tek gjaku i martirëve! Mos prekni te…! Ju mund të e quani vetën kriminel dhe aspak çlirimtarët!

Zoti ju dënoftë dhe kurr hajr mos paçit!