May 21, 2024
Shqipëri

Apel i Marin Memës: Të ndërtojmë Memorial për Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin në Tiranë! Ndihmo, shpërndaje!

Thirrje për të nderuar DËSHMORËT! ❤️ DHURO tani ❤️ e SHPËRNDAJE projektin për memorialin kushtuar grupeve të para që u stërvitën në 1991 pranë Tiranës!, ka apeluar gazetari i njohur Marin Mema, shkruan Lideri.mk.

“Në këto grupe të para ishin Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Salih Çekaj, Ilaz Kodra, Ahmet Hoxha e shumë të tjerë! Ky memorial do ti përkujtojë denjësisht këta pjestarë të grupeve të para, këta heronj dhe ushtarakët që i stërvitën!

Bashkë mundemi!

Synimi është që memoriali të ndërtohet dhe inagurohet në nëntor ! Po në nëntor do të inagurohet edhe shtatorja e mbretëreshës Teuta mbi 3 metra e lartë pa llogaritur edhe bazamentin, lartësia e cilit do të vendoset nga ekspertët. Le ta kthejmë nëntorin në një muaj feste e nderimi të vërtetë me fakte e jo thjesht me folklor! 🇦🇱

Të gjithë bashkë!”, thuhet në apelin e tij./Lideri.mk