May 21, 2024
Maqedoni

MMT: Revizioni dhe Prokuroria duhet të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës

Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?
Qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.
Këto janë kerkesat që i ka parashtruar lista e pavarur “Më mirë për Tetovën”, pas publikimit të borxhit enorm të kësaj komune.

“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja. Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë. Korrupsioni vret! Boll më!”, porosit lista “Më Mirë për Tetovën”.