April 29, 2024
Maqedoni

Konventa e VMRO-DPMNE-së për presidencialet, Siljanovska kandidate e vetme për president

VMRO-DPMNE po mban konventën për zgjedhjen e kandidatit për president dhe pritet ti jep drit jeshile Gordana Siljanovska-Dafkova, që t’i futet garës presidenciale.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucinski, gjatë panel diskutimit me temë “Çfarë presidneti i duhet shtetit dhe çfar shoqëri ju duhet qytetarëve” tha se shteti ka nevoj për një president aktiv i cili nuk flet vetëm për problemet por i cili ndihmon në gjetjne e zgjidhjeve për shtetin dhe qytetarët.

“Kemi nevoj për president aktiv, president që nuk vletëm vetëm për probleme , por president I cili na ndihmon që të gjem zgjidhje , ai të ofroj zgjidhje, të kemi një president I cili kur do që të kemi nevoj do të jetë edhe korektues I pjesës tjetër të pushtetit egzekutiv, e qeveris. Dhe president cili gjithmon do të jetë në mesin e qytetarëve dhe të jetë më I zëshmi saj përket sfidave dhe problemeve që kanë qytetarët”, u shpreh nënkryetari i VMRO- DPMNE-së, Timço Mucinski.

Sipas Siljanovska Davkova presidenti duhet të sillet mbi partinë, të jetë proaktiv dhe të respektojë bashkëpunimin dhe zgjidhjen paqësore të kontesteve.

“Presidenti duhet të jetë jo partiak, të përfaqësojë shtetin brenda, dhe jashtë, duke mos harruar kurrë se ai është aty për hir të interesave shtetërore dhe kombëtare dhe jo për karrierën e tij dhe jo për famën e tij.Presidenti i ardhshëm, pra presidentja, duhet të sigurohet që Gjykata Kushtetuese në atë grup kushtetues të marrë kompetenca më të gjera, gjyqtarët kushtetues duhet ta arsyetojnë rëndësinë e tyre duke e konkretizuar”, theksoi kandiatja për president e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska- Dafkova.

Në Konventën për zgjedhjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për Kryetar të Shtetit, me titull “Është e rëndësishme!” Lidershipi që sjell ndryshime”, të pranishëm janë 453 nga gjithsej 476 delegatë, të cilët do të votojnë fshehtas, e më pas kuvendi do të vazhdojë pas orës 16:00.