May 29, 2024
Maqedoni

Ministri Azir Aliu uron për Ditën e Flamurit

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu e ka nisur këtë mëngjes me një urim për të gjithë shqiptarët, në një ditë të veçantë, siç është pavarësia.

Kreu i MSHIA-së ka kujtuar përvjetorin e 28 nëntorit 1912, kur u ngrit flamuri i pavarësisë në Vlorë:

“Sot, 28 Nëntor, 111 vjet Shqipëri e pavarur!
Ditë e madhe që na bashkon plot krenari dhe mirënjohje të thellë për veprën e pavdekshme të heronjëve dhe dëshmorëve të Kombit.

Dita e Flamurit është njëra nga festat më madhështore në historinë moderne të kombit shqiptar, që kremtohet me krenari dhe dinjitet nga të gjithë bashkëkombësit kudo në trojet shqiptare, po ashtu edhe në botë.

Gëzuar Ditën e Flamurit, Ditën e Pavrsisë së Shqipërisë”.