May 7, 2024
Maqedoni

Tetova pritet të jetë e bllokuar sonte, Lidhja Europiane për Ndryshim nënshkruan deklaratën e koalicionimit

Për shqiptarë e Maqedonisë së Veriut ngjarja kryesore në këtë ditë të madhe të festës së flamurit pritet të jetë në Tetovë. Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti, sonte në Tetovë do të nënshkruajnë deklaratën e koalicionimit e cila do të jetë edhe bazamenti i veprimit të tyre politik.

Gjykuar sipas reagimeve dhe komenteve në rrjetet sociale dhe mediat, sonte salla ku do të mbahet tubimi do të jetë e stërmbushur, andaj edhe disa nga komentet dhe reagimet ishin se përse kjo ngjarje nuk organizohet në sheshin e Tetovës që të mund të gjithë ata që dëshirojnë të jenë prezent.

Po ashtu pjesë e kësaj ngjarje do të jenë edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje duke i dhënë edhe peshë më të madhe të bashkimit të opozitës shqiptare.