April 29, 2024
Maqedoni

Ministri Admirim Haliti takohet me Sandra Pernar

Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Haliti, Në takimin e sotëm të punës me Sandra Pernar, Koordinatore Rajonale e Partneritetit të Hapur Qeveritar për Evropën kanë ndarë mendimin se puna transparente mund të kontribuojë në forcimin e institucioneve dhe në këtë mënyrë të ofrojë shërbime cilësore dhe në kohë për të gjithë qytetarët.

“Takimi jonë u fokusua në aktivitetet e ardhshme lidhur me këtë iniciativë të koordinuar nga MSHIA, e cila do të punojë në mënyrë aktive në rritjen e pjesëmarrjes së publikut dhe ofrimin e zgjidhjeve të rëndësishme, si: aksesi në drejtësi, fuqizimi ligjor i qytetarëve dhe promovimi i mbrojtjes ligjore, veçanërisht të grupegve të margjinalizuara të të rinjve dhe grave”, njoftoi ministri Haliti.
Ai poashtu ka theksuar se MSHIA është e përkushtuar në procesin e koordinimit të zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritet të Hapur Qeveritar 2021-2023.