May 5, 2024
Maqedoni

Kasami kërkon të ndryshohet himni i Maqedonisë: Të reflektoj realitetin multietnik

Kryetari i Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami sonte, i ftuar në Klan Debat në Klan Macedonia edhe një herë ka komentuar deklaratën e tij për intonim të himnit nëpër shkolla.

“Ose do të ndryshoj himni dhe do të reflektoj realitetin multietnik të shtetit, ose nëse mbetet himni i tillë që përfaqëson komunitetin maqedonas, ne do kërkojmë në komunat shqiptare të intonohet himni shqiptar. Nuk do të ketë qeveri që do të diskriminoj shqiptarët”, theksoi kreu i Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami.