May 15, 2024
Maqedoni

Flet gjyshja nga Shkupi: Mbesa ime katërvjeçare ende është nën rrënojat e tërmetit në Siri (Video)

Në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në qytetin sirian Alepo gjendet edhe mbesa katërvjeçare e maqedonases Branka Nedeljkoviq nga Shkupi, maqedonase e cila dy dekada ka jetuar në Siri.
Ajo është larguar nga Siria për shkak të fillimit të luftës, kur nga bombardimet ka humbur bashkëshortin, por në Alepon e rrënuar tani edhe nga tërmeti, ka mbetur familja e saj.
Djali i saj ka arritur të shpëtojë gruan dhe njërin fëmijë, por nën rrënoja ka mbetur vajza e tij katërvjeçare.

“Ata nuk janë lënduar, ata janë mirë, por na shkoi vajza katërvjeçare. Fillimisht kanë filluar të bien pjesë të kuzhinës, djali ka vrapuar ti shpëtojë, e ka shpëtuar njërin fëmijë, por jo edhe tjetrin”, ka deklaruar gjyshja nga Shkupi, duke shtuar se ka vështirësi në komunikim me familjen në Siri, sepse në Alepo ende nuk ka as rrymë as internet.

Storjen e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë: