May 7, 2024
Kosovë

Michel: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë d është thelbësor.
“Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe kolegët e BE-së, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shtensionimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor”, ka shkruar Mishel në rrjetin social X.

Ai tha se pret që Komisioni Evropian të diskutojë më tej për këtë temë.