May 2, 2024
Kosovë

Nuk i kanë prishur raportet, Kurti në Bruksel është takuar pa protokoll me Edi Ramën

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sërish për takimet që ka realizuar gjatë qëndrimit në Bruksel.
Ndër të tjerash ai tregon se para darkës së famshme mbrëmë ishte takuar miqësisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me të cilin kohëve të fundit edhe kishte acaruar raportet.
“Me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj”, ka shkruar Kurti në Facebook.